Manchester City hyn në garë për Hakimin

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është skuadra e radhës që ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut, Achraf Hakimi.

Hakimi është i huazuar te Borussia Dortmundi nga skuadra spanjolle Real Madridi.

Sipas mediave angleze, Manchester City është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për mbrojtësin e djathtë.

Gjithashtu edhe Dortmundi thuhet se ka pasur kontakte me Real Madridin, për t’ia vazhduar qëndrimin në Gjermani lojtarit.

21-vjeçari këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe 10 asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme