Manchester City kërkon mbrojtës për janar, dy emra në listën e Guardiolas

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Anglisë, Manchester City, do të kërkojë të bëjë transferime në mbrojtje që në janar.

Pep Guardiola ia ka vënë syrin dy mbrojtsëve për afatin kalimtar të janarit, shkruan Fotospor.

Kjo pasi dy mbrojtës janë lënduar dhe do të mungojnë një kohë të gjatë, si Aymeric Laporte dhe John Stones.

Mësohet se emri në krye të listës është ylli i Interit, Milan Skriniar, i cili tash e disa vjet po tregon formë të lartë në Serie A.

Po ashtu jashtë mase pëlqehet edhe  futbollisti i Leicester City, Caglar Soyuncu, që duhet më lëhtë për tu blerë dhe ka treguar paraqitje të mira këtë sezon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme