Manchester City – Liverpool, titulli diskutohet në ‘Etihad’

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Sot në ora 21:00 në Etihad të Manchesterit zhvillohet derbi anglez Manchester City – Liverpool, që mund të jetë vendimtar në luftën për titull në Angli.

Liverpool kryeson Premier Ligen angleze me 54 pikë, ndërsa Manchester City gjendet në vendin e tretë me 47 pikë, por me një ndeshje më pak se Tottenham i vendit të dytë.

Sa i përket dueleve të këtyre dyja skuadrave në Premier League, në 43 ndeshje të zhvilluara në total Liverpool ka fituar 19 prej tyre, 16 kanë përfunduar  pa fitues ndërsa vetëm 8 i kanë fituar ‘Qytetarët’.

Ndeshja e fundit e zhvilluar ishte në Anfield me 7 tetor të vitit 2018, ku përfundoi pa gola, ndërsa Riyad Mahrez i Cityt kishte humbur një penalti.

Tek City si pasojë e lëndimit do të mungojnë Mangala, Bravo, Mendy dhe Bravo, ndërsa për shkak të kartonëve do të mungojë Delph.

Ndërsa tek Liverpool Gomez, Oxlade-Chamberlain, Matip dhe Solanke do të mungojnë për shkak të lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme