Manchester City ngirt trofeun e Premier Ligës

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 18:51 | Nga

Manchester City edhe zyrtarisht ka marrë në shtëpi trofeun e Premier Ligës.

Këtë trofe City e kishte siguruar 5 javë para se të përfundojë kampionati, derisa sot barazoi kundër Huddersfield Town në Etihad Stadium.

Pasi ka përfunduar ndeshja, tifozët e City kanë vërshuar në fushë duke festuar bashkë me lojtarët e tyre, derisa para se të ngritin trofeun lojtarët e Cityt kanë festuar nëpër fushë të prirë nga Yaya Toure.

Ky është trofeu i pestë më radhë në Premier Ligë i City, pas atyre që kjo skuadër i ka fituar në vitet: 1936/37; 1967/68; 2011/12; 2013/14 dhe ky i fundit 2017/18.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme