Manchester City nuk mund ta përballojë transferimin e Mbappes

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ishte në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e Kylian Mbappes, mirëpo duket se tani është tërhequr nga gara.

Citizens, së bashku me Liverpoolin, Real Madridin dhe Barcelonën kanë shënjestëruar transferimin e sulmuesit francez.

Mirëpo, sipas asaj që raporton The Athletic, City nuk është më i interesuar që të transferojë 22-vjeçarin.

Mediumi bën të ditur se klubi anglez nuk mund të përballojë shumën e transferimit, për më shumë edhe pagën e lartë që kërkon.

Mbappe me gjasë do të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin edhe pse nuk përjashtohet kalimi i tij te Los Blancos.

City mund të fokuset në transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi, një opsion më i lirë dhe me pagë më të ulët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme