Manchester City ofron yllin e skuadrës dhe para për Sanchezin

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 13:28 | Nga

Manchester City po bën përpjekjet e fundit për transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali.

Skuadra e Manchester Cityt është e vendosur që ta transferoj Alexis Sanchezin nga Arsenali para 31 gushtit.

Sipas tabloidit britanik, “The Mirror”, Manchester City i ka ofruar skuadrës londineze sulmuesin anglez, Raheem Sterlingun dhe para për Alexis Sanchezin.

Sanchez pëlqehet shumë nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, por deri më tani ka hasur në rezistencë të Arsen Wengerit.

Mbetet të shihet nëse Wenger do të heq dorë nga Sanchezi, apo do ta mbajë në Emirates.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme