Manchester City tenton transferimin e Skriniarit nga Interi

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po tenton ta transferojë Milan Skriniarin në këtë afat kalimtar të janarit.

Mbrojtësi sllovak po shkëlqen te Interi dhe Citizens i duan shërbimet  e tij.

Daily Mirror raporton se kampioni i Ligës Premier është i gatshëm që të paguajë një shumë të lartë për ta transferuar lojtarin.

Nerazzurët nuk janë të interesuar ta shesin mbrojtësin në këtë afat të dimrit, mirëpo e gjitha do të varet nga dëshira e tij.

Pep Guardiola ka kërkuar nga bordi i Cityt që ta bëjnë ofertën e parë për Skriniarin në drejtim të Interit.

24-vjeçari u transferua në vitin 2017 nga skuadra italiane prej rivalit të tyre nga Serie A, Sampdorias, derisa në garë për të janë edhe Barcelona e Real Madridi. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme