Manchester City-Tottenham, formacionet startuese

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Manchester City duket në rrugën e mbarë për t’u rikthyer te titulli kampion, pasi numëron 10 fitore radhazi në kampionat dhe 15 në total në të gjithë kompeticionet, por sot e pret një tjetër sfidë e vështirë.

Bëhet fjalë për përballjen ndaj londinezëve të Tottenham, të cilët nuk po kalojnë një moment të mirë dhe sapo janë eliminuar nga FA Cup, pas një ndeshjeje të lodhshme ndaj Evertonit, ku u luajt për plot 120 minuta.

Megjithatë me Jose Mourinhon në stol, londinezët kanë bërë gjithmonë mirë përballë skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola dhe sot do të provojnë t’u prishin ecurinë pozitive “bluve” të Manchesterit.

Për më tepër “Spurs” kanë mbetur disi larg zonës Champions në renditje, ndaj do të provojnë të dalin me tre pikë nga Manchesteri, për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në katërshen e parë.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese:

Të ngjashme