Manchester City vazhdon rrugën drejt titullit kampion

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është vetëm 180 minuta larg triumfit në Premier League, që do të ishte i dyti radhazi nën drejtimin e Pep Gurdiolës.

“Citizens” rimorën kryesimin e kampionatit pasi fituan 0-1 në fushën e Burnley dhe tashmë kanë vetëm dy pengesat e fundit për t’u kurorëzuar kampionë të Anglisë.

Cityt i mjaftoi një gol i Agueros në minutën e 63-të.

Në dy javët e fundit Manchester City do të përballet me Leicester City-n në “Etihad” dhe me Brightonin në transfertë./TCh

Të ngjashme