Manchester United – Arsenal: Formacionet e mundshme

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe Arsenal do të vihen sonte përballë njëra tjetrës.

Xhiroja e shtatë e Premierligës do të sjell një super ndeshje, atë mes Man United dhe skuadrës së Arsenal.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet sonte (e hënë), me fillim nga ora 21:00, ku spektakli është i garantuar.

Para këtij dueli, dy trajnerët kanë dilemat e tyre për formacionet startuese, sidomos në repartet e mesfushës.

Man United pritet të startojë me një 4-3-3, me McTominay në repartin e mesfushës, si dhe me Greenwood si befasi në repartin ofensiv.

Arsenal në anën tjetër me shumë gjasë do të zgjedh një 4-2-3-1, me Xhakën dhe Torreira si balancues të mesfushës, kurse Ceballos në pozitën 10. /Lajmi.net/

Të ngjashme