Manchester United do t’i vazhdojë kontratën David De Geas

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Skuadra angleze, Manchester United është gati t’i vazhdojë kontratën portierit David De Gea për një periudhë pesëvjeçare.

Djajtë e Kuq asnjëherë nuk kanë dashur të heqin dorë nga portieri 28 vjeçar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo për shkak të krizave që klubi ka pasur nën menaxhimin e Jose Mourinhos, ka qenë e pamundur që De Geas t’i vazhdohet kontrata.

Me këtë kontratë, De Gea pritet që të jetë pjesë e klubit anglez deri në vitin 2024.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme