Manchester United e nis ditën me një fotografi të Ronaldos

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror do të fillojë stërvitjet dhe ndeshjet zyrtare me Manchester Unitedin.

Ylli portugez kompletoi rikthimin në Manchester United disa ditë para se të mbyllej afati kalimtar.

Ndërkohë, klubi anglez nuk po i ndalë postimet për të.

“Djajtë e Kuq” e nisën ditën me një fotografi të Cristiano Ronaldos në kohën kur ishte pjesë e tyre.

“Zgjohuni dhe shkëlqeni, Reds”, ishte mbishkrimi që ia lanë postimit, duke e quajtur edhe si fotoja e ditës.

Të ngjashme