Manchester United fillon bisedimet me Tolisson dhe agjentin e tij

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Manchester United thuhet se ka filluar bisedimet me Corentin Tolisson dhe agjentin e tij rreth një transferimi të mundshëm.

Djajtë e Kuq duan të transferojnë mesfushorin francez nga Bayern Munichu, mirëpo do të jetë i vështirë si operacion.

Skuadra angleze e dëshiron transferimin e Tolissos dhe po tenton të bind atë që të kalojë në këtë verë në Old Trafford, raporton mediumi francez RMC Sport.

Agjenti i lojtarit besohet se është i bindur nga oferta e ofruar nga United, por pjesa më e rëndësishme do të jetë marrëveshja me Bayernin.

Bavarezët e pëlqejnë kontributin e lojtarit në skuadër, mirëpo vetëm një ofertë e majme do të kishte lejuar largimin e lojtarit nga Allianz Arena.

Në garë për transferimin e mesfushorit raportohet të jetë edhe Interi, derisa klauzola e tij është 35 milionë euro.

Të ngjashme