Manchester United kërkon 200 milionë euro për Paul Pogban

Prishtinë | 13 Kor 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

“Djajtë e Kuq” janë të zemëruar pas deklaratave të Mino Raiolas se klienti i tij dëshiron të largohet.

Manchester United kërkon 200 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin, Paul Pogba, raporton Mirror.

Që kur agjenti i Pogbas, Mino Raiola, ka thënë se klienti i tij dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, United po luan lojë të vështirë vetëm që të mos e shesë yllin francez.

Çka do të thotë se si Juventusi, ashtu edhe Real Madridi, duhet të paguajnë dyfishin e asaj që pagoi United kur transferoi Pogban tri vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme