Manchester United kërkon 85 milionë euro për Lukakun

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi belg Romelu Lukaku mund të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni, nëse ekipi anglez merr një ofertë prej 85 milionë eurosh për ta lënë të lirë.

Tabloidi anglez “The Sun” ka bërë të ditur të hënën se Manchesteri tashmë ka vendosur që për ta liruar Lukakun të kërkoj 85 milionë euro dëmshpërblim, transmeton “Koha Ditore”. Lukaku ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022, por ditë më parë është raportuar se ai ka kërkuar largimin nga “Old Traffordi”.

Sulmuesi 25-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 15 gola në 39 paraqitje për Manchesterin në të gjitha garat.

Lukaku karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti.

Të ngjashme