Manchester United kontakton Juventusin për Dybala

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Manchester United  e ka kontaktuar Juventusin  për mundësinë e një marrëveshjeje për Paulo Dybala-n, sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport.

Bardh e Zinjtë thuhet se i kërkojnë rreth 80 milionë euro nga çfarëdo marrëveshje, ndonëse e dinë se argjentinasi nuk dëshiron që të largohet.

Mbetet të shihet nëse në këtë ujdi potenciale mund të përfshihet edhe ish-lojtari i Zonjës së Vjetër, Paul Pogba, që është përfolur për një largim nga Djajtë e Kuq.

Të ngjashme