Manchester United me sytë nga merkato, synon 3 talentet e Valencias

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka hedhur sytë nga Valencia. Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po ndjekin me shumë interes tre lojtar të skuadrës nga “Mestalla”.

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i majtë Jose Luis Gaya, mesfushori Carlos Soler dhe anësori Ferran Torres janë lojtarët që kanë përfunduar në orbitën e klubit nga “Old Trafford”. Megjithatë për t’i transferuar këta lojtar në Angli nuk do të jetë e lehtë, pasi Valencia vështirë se do t’i lërë të lirë për një shifër të ulët.

Mbrojtësi Gaya, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona vlerësohet mbi 40 milionë euro, ndërkohë që talenti Ferran Torres ka një klazuolë lirimi nga kontrata 100 milionë euro.

Të ngjashme