Manchester United në bisedime me Barcelonën për Ivan Rakiticin

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Manchester United i ka hapur bisedimet me Barcelonën për Ivan Rakitic, që e kërkojnë në skuadër .

Sipas “Sport”, United janë të gatshëm që ta paguajnë klauzolën e kroatit, ndërsa në anën tjetër Blaugranat, janë të gatshëm ta shes 31-vjeçarin.

Megjithatë, mbetet që Rakitic të bindet që të largohet nga Spanja.

Mesfushori kërkon që të qëndrojë me Barcelonën, vetëm nëse United i bën një ofertë marramendëse.

Nëse United do t’i ofrojë një page të majme Rakiticit, mesfushori do të jetë i gatshëm ta pranojë largimin nga La Liga për në Ligën Premier.

Rakitic u bashkua me Barcelonën nga Sevilla në vitin 2014 dhe i ka ndihmuar gjigantët spanjollë në katër titujt të La Ligas dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Kontrata do t’i përfundoi në vitin 2021.

Të ngjashme