Manchester United në kërkim të një sulmuesi, tre emra nga Ligue 1 në listën e tyre

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është duke kërkuar një sulmues qendror për edicionin e ri.

Djajtë e Kuq duan ta përforcojnë repartin ofensivë dhe duket se transferimi i ri për këtë repart do të vije nga Ligue 1.

Gjiganti anglez ka në listë tre sulmues nga kampionati francez që synon t’i transferojë në afatin kalimtar veror.

Wissam Ben Yedder, Moussa Dembele dhe Victor Osimhen janë në listën e Djajve të Kuq dhe njëri nga ta pritet të transferohet në Old Traford.

Ylli i Monacos, Ben Yedder është top shënues në Ligue 1 me 18 gola dhe ka një vlerë prej 60 milionë euro.

Le10sport shkruan megjithatë se United është më i interesuar për anëtarin e Lyonit, Moussa Dembele që ka shënuar 16 gola në kampionat.

Ndërsa edhe talenti nigerian i Lille, Victor Osimhen ka pasur një sezon të madh duke realizuar 13 herë në Ligue 1.

Që të tre sulmuesit vlerësohen nga 60 milionë euro, teksa njëri nga ta do ta zë vendin e Odion Ighalos në Old Traford.

Të ngjashme