Manchester United ofron 100 milionë euro për Ter Stegen

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 08:38 | Nga

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i paguajë plot 100 milionë euro për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas Don Balon.

E ardhmja e David De Geas në “Old Trafford” nuk është e sigurt, me mediat që vazhdimisht raportojnë se ai mund të transferohet në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

Nëse portieri spanjoll largohet në verë, atëherë Jose Mourinho do të ishte i gatshëm të shpenzojë shumë për portierin gjerman për ta zëvendësuar atë.

Të ngjashme