Manchester United po përgatit ofertë të çmendur për David de Gean

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 09:43 | Nga

Manchester United dëshiron ta mbajë me çdo kusht portierin David de Gea.

Portieri spanjoll, David de Gea, ka kontratë me Manchester United-in vetëm deri në fund të sezonit 2018/19.

Ai po kërkohet me ngulm nga Real Madridi, që e sheh si zëvendësues të Keylor Navas-it.

Por, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse United-i është duke përgatitur një ofertë të çmendur për të, duke e bërë portierin më të paguar në botë.

Sipas Daily Star-it, De Geas-it do t’i ofrohet një kontratë prej 400 mijë eurove në javë, apo mbi 15 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet nëse paratë do të ndikojnë që De Gea ta refuzojë Realin dhe kthimin në La Liga.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme