Manchester Unitedi rrit ofertën për Perishiqin

Prishtinë | 30 Kor 2017 | 13:59 | Nga

Manchester Unitedi e ka rritur ofertën e tyre për mesfushorin e Interit, Ivan Perishiq. Klubi anglez ka ofruar 53 milionë euro për reprezentuesin kroat, raportojnë mediet angleze.

Tashmë nuk është një sekret që futbollisti pëlqehet shumë nga trajneri i “djave të kuq”, Jose Mourinho dhe thuhet se negociatat për kroatin kanë filluar që nga muaji mars.

Sipas gazetës angleze “Daily Star”, Mourinho është i nevrikosur me pronarët e klubit dhe ka kërkuar që ata të plotësojnë kërkesën e Interit për reprezentuesin kroat.

Perisic është pyetur së fundmi nga gazetarët për të ardhmen e tij, por ai ka refuzuar të komentojë.

Gjatë edicionit të kaluar Perisic ka realizuar 11 gola me fanellën e Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme