Manchester United s’heq dorë nga Nikola Milenkoviq

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Skuadra angleze, Manchester United, pritet të nënshkruajë marrëveshjen e parë të këtij vitit.

Djajtë e Kuq janë duke zhvilluara bisedime të avancuara për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit serb, Nikola Milenkoviq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Futbollisti serb ka tërhequr vëmendjen e skuadrës angleze gjatë kohës kur menaxheri Jose Mourinho po e drejtonte klubin.

Mirëpo si duket edhe menaxheri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer, është gjithashtu i interesuar që të nënshkruaj kontratë me 21 vjeçarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme