Manchester United shet Pogban

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 08:31 | Nga

“The Independent” raporton se mesfushori francez mund të largohet nga Old Trafford.
Manchester United është i gatshëm ta shesë Paul Pogban, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshhmja britanike “The Independent” raporton se mesfushori francez mund të largohet nga Old Trafford. “Red Devils” do ta mbështesin Jose Mourinhon në angazhimin e përforcimeve pas këtij sezoni.

Dhe, cilido futbollist që nuk zë vend në planet e tij do të shitet, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho do ta ketë fjalën e fundit për Pogban, por marrë parasysh përplasjet e tyre në periudhën e fundit lehtë mund të ndodhë që francezi të nxirret në shitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme