Manchester United synon t’ia shuajë shpresat Liverpoolit

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Manchester United dhe Liverpool.

Skuadrat shkuan me herët se zakonisht në “Old Trafford”, shkaku i protestave të shumta të tifozëve para stadiumit që vazhdon edhe në këto momente.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Liverpoolin që matematikisht, ende ka gjasa që të zë një vend në top katërshe për Champions League, por nëse humb sonte, do të jetë shumë, shumë e vështirë.

Në anën tjetër, United tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/22, por Djajtë e Kuq nuk duan që të humbasin pozitën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme