Manchester Unitedi befason Juventusin me çmimin e kërkuar për Pogban

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se ka vendosur një çmim prej 80 milionë euro për reprezentuesin e Francës, Paul Pogba, i cili pëlqehet shumë nga Juventusi.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Djajtë e Kuq kanë vendosur një çmim të lartë për mesfushorin e Francës, pavarësisht kontratës së tij që skadon në qershor të viti 2022.

Gazeta italiane raporton se Unitedi po kërkon të paktën 80 milionë euro për të shitur super yllin e tyre, një shifër që Zonja e Vjetër nuk do të jetë në gjendje ta paguajë në rrethanat aktuale.

Juventusi ka qenë i lidhur me Pogban, por raporti beson se mënyra e vetme që mesfushori mund të kthehet në Torino do të ishte nëse kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo lëviz në drejtim të kundërt.

Pogba, i cili mbushi 28 vjeç në muajin maj, kaloi katër vjet në Torino midis viteve 2012 dhe 2016, ku fitoi katër Scudettc dhe dy Coppa Italia.

Gazeta thekson se një marrëveshje e mundshme shkëmbimi me Unitedin midis Ronaldos dhe Pogba është e mundur, pasi e ardhmja e ish-yllit të Real Madridit në Allianz Stadium është e pasigurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme