Manchester Unitedi e rrit në 150 milionë euro ofertën për Fatin, i përgjigjet Barça

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Barcelona e ka hedhur poshtë edhe ofertën më të re të Manchester Unitedit për talentin e ri katalonas, Ansu Fati, pavarësisht se oferta e dytë ishte shumë më e lartë se ajo e para.

Në fillim të këtij muaji u raportua se menaxheri Jorge Mendes kishte rënë në kontakt me hierarkinë e Barçës për të biseduar në emër të Unitedin për Fatin, duke e hedhur në tabelë fillestare në vlerë 100 milionë euro.

Ajo ofertë u hodh poshtë, por nuk e frenoi Unitedin nga përgatitja e një oferte të dytë të përmirësuar për ta bindur gjigantin katalonas ta lëshojë talentin adoleshent.

Sipas The Times, oferta e dytë ishte 50 milionë më e lartë, apo 150 milionë euro në total bashkë me bonuse.

Por edhe kjo u refuzua nga Barcelona.

Barça ia ka bërë me dije të dërguarit të Unitedit se Fati mund të largohet nga Camp Nou vetëm nëse aktivizohet klauzola e lirimit e tij, në vlerë 170 milionë euro, e cila duhet të paguhet plotësisht.

Të ngjashme