Manchester Unitedi gati për finalen e madhe, rast i artë që nuk duhet shpërdoruar

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

E kërkoi e kërkoi gjatë gjithë sezonit dhe po, Manchester United sonte ka mundësi të zë një vend në top katërshe që dërgojnë direkt NË Ligën e Kampionëve. Me një fitore eventuale ndaj Southamptonit sonte, “Djajtë e Kuq” mund t’i kalojnë Chelsean e Leicesterin

Manchester United e ka një mundësi unike sonte për t’u futur në “Top 4” në Premierligë.

Madje, “Djajtë e Kuq” mund të përfundojnë në pozitën e tretë në tabelë nëse e mundin Southamptonin në shtëpi.

Me një fitore eventuale, ekipi nga “Old Traffordi” do t’i kalonte Chelsean dhe Leicester Cityn duke i grumbulluar 61 pikë.

United po kalon nëpër një formë mjaft të mirë dhe nuk pritet të hasë në vështirësi për t’i mbajtur të tria pikët në shtëpi dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare

Me më të mirët në fushë, Ole Gunnar Solskjaerit do të mundohet të shfrytëzojë gabimet e Chelseat e Leicesterit, për t’i kaluar ata në tabelë dhe për të arritur objektivin që kishin në fillim të sezonit, një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21.

Me tri ndeshje të mbetura deri në fund, United vështirë së më pas do të lëshonte pozitën e tretë.

Të ngjashme