Manchester Unitedi mposhtet edhe nga West Hami

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka vazhduar me formë jo konsistente edhe këtë edicion të Premierligës.

Në javën e gjashtë, ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në udhëtim te West Ham me rezultat 2-0.

Pjesa e parë i takoi vendasve me Andriy Yarmolenkon (44’) që shënoi golin e epërsisë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mundua të reagonte, por mori goditjen finale 6 minuta para fundit kur Aaron Cresswell (84’) me një super gol vulosi rezultatin 2-0.

West Ham me 11 pikë renditet në vendin e katërt, kurse Man Utd me 8 pikë në vendin e tetë.

Të ngjashme