Manchester Unitedi përpilon një listë me 4 zëvendësuesit e mundshëm të Solskjaerit

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi e ka përpiluar një listë të ngushtë me katër zëvendësues të mundshëm për Ole Gunnar Solskjaer, sipas mediave britanike.

Drejtuesit e Unitedit po e mendojnë shkarkimin e Solskjaerit pas humbjes turpëruese të klubit prej 5:0 kundër Liverpoolit të dielën pasdite në Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore dhe humbja e tretë në përgjithësi në Premierligë për djajtë e kuq.

Si pasojë, Unitedi ka rënë në vendin e shtatë në tabelë më vetëm 14 pikë, tetë më pak se lideri Chelsea.

Solskjaer ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje as pas asaj disfate, por besohet se Unitedi po e mendon seriozisht shkarkimin e tij tani.

Antonio Conte shihet si favorit për ta pasuar norvegjezin në karrigen e ngrohtë të Unitedit.

Pjesë e listës së ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm të Solskjaer janë edhe Zinedine Zidane, Erik Ten Hag dhe Brendan Rodgers.

Të ngjashme