Manchester Unitedi vendos për të ardhmen e dyshes Sanchez-Smalling

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka njoftuar se ua ka zgjatur kontratat e huazimit Alexis Sanchezit në Inter dhe Chris Smallingut në Romë për edhe dy muaj, por ata do të rikthehen në Old Trafford menjëherë pas përfundimit të sezonit në Serie A.

Sanchez dhe Smalling iu bashkuan klubeve të lartpërmendura të Serie A verën e vitit të kaluar dhe kishin kontratë huazimi vetëm deri në fund të qershorit, transmeton Gazeta Express.

“Dyshja e Manchester Unitedit, Chris Samlling dhe Alexis Sanchez, do të qëndrojnë në Serie A deri në përfundim të kampionatit 2019/20, pasi u vendos që atyre t’u zgjaten kontratat e huazimit me Romën dhe Interin, përkatësisht”, shkruhet në uebsajtin zyrtar të Manchester Unitedit.

Kjo nënkupton se Interi dhe Roma do të jenë në gjendje të llogarisin në dyshen vetëm edhe për 10 ndeshjet e mbetura në Serie A.

Të dy këto klube do të garojnë kundër Manchester Unitedit në Ligën e Evropës, e cila rifillon muajin e ardhshëm.

Asnjëri klubi nuk kishte biseduar për mundësitë për t’i blerë ata, edhe pse ka gjasa që kjo të ndodhë më vonë këtë verë.

Po ashtu, ka mundësi që Unitedi t’i regjistrojë ata për ndeshjet e Ligës së Evropës, duke qenë se klubet lejohen t’i regjistrojnë tre futbollistë të rinj.

Të ngjashme