Manchesteri kërkon kthimin e Zahas

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Wilfried Zaha ka gjasa të mëdha që të kthehet te Manchester Unitedi.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Manchesteri po synon transferimin e Zahas gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi 27-vjeçari do të largohet nga Crystal Palace.

Zaha qe transferuar te Manchesteri në janar të vitit 2013, por nuk pati bindur me paraqitjet e tij për t’u larguar pas dy vjetësh, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Manchesteri është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro për transferimin e Zahas. Sulmuesi ka kontratë me Crystal Palacen deri në verën e vitit 2023.

Ai këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime në 19 paraqitje në Premier League, kurse kërkohet edhe nga skuadrat e tjera angleze.

Të ngjashme