Manchesteri me ofertë të majme për Havertzin

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi po synon të mposht konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha të Evropës për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Daily Mail” që ka raportuar se Manchesteri tashmë ka ofruar 90 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Havertzit në janar apo verën e vitit të ardhshëm. Havertz 20-vjeçar, po vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Evropë dhe me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.

Këtë edicion, reprezentuesi gjerman ka shënuar tri gola në 14 ndeshje me Leverkusenin. Havertz po kërokhet edhe nga Manchester City, Liverpooli, Arsenali, Juventusi e Bayern Muencheni.

Të ngjashme