Mancini: Dua ta fitoj Evropianin me Italinë, nuk largohem së paku deri në Botëror

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, i ka përgënjeshtruar raportimet se ka marrë oferta zyrtare duke pohuar se do të qëndrojë në krye të Azzurrëve së paku deri në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka thënë se vazhdimi i kontratës së trajnerit mund të arrihet para fillimit të ‘Euro 2020’ (që u shty për këtë vit, 11 qershor – 11 korrik, si pasojë e pandemisë së coronavirusit).

“Nuk kam marrë oferta zyrtare. Do të qëndroj me ekipin kombëtar së paku deri në Kampionatin Botëror në ‘Katar 2022’”.

“Por, objektivi tash është që ta kaloj verën në Portonovon time duke nënshkruar autografe si kampion evropian”, ka thënë Mancini për GQ.

Duke i komentuar favoritët për trofeun Evropian, strategu i Italisë ka përmendur Francën, Anglinë dhe Belgjikën.

Të ngjashme