Mancini: Dzeko një nga më të mirët në Evropë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i kombëtares italiane, Roberto Mancini ka vlerësuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko si një nga më të mirët në Evropë.

“Ai është një sulmues i madh, një nga më të mirët në Evropë”, ka deklaruar Mancini për Corriede dello Sport, njofton Klan Kosova.

Italiani vlerësoi se shënimi i golave është specialiteti i boshnjakut.

“Ai ka syrin për gola por gjithashtu është i mirë me topin dhe mund të luajë me ekipin. Të gjithë sulmuesit bëjnë gabime, nuk ka një gjë të tillë që ndonjë të shënojë 10 herë nga 10 mundësit”, ka shtuar Mancini.

Dzeko ishte nën urdhrat e Mancinit sa ishte pjesë e Manchester Cityt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme