Mancini për Shaqirin: Është njëri nga më të mirët në Evropë

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Pas fitores ndaj Turqisë, Italia nesër do të ballafaqohet me Zvicrën në kuadër të Grupit A.Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i Italisë ka folur në një konferencë për media ku e ka vlerësuar lartë ekipin zviceran, por që kishte edhe fjalë të mëdha për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri.

“Xherdani për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai në Inter bëri atë që duhej të bënte, për fat të keq Interi ishte në ndërtim e sipër dhe ai erdhi nga Bayern Mynih në atë kohë. Por për mua po flasim për një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, tha Mancini.

Roberto Mancini dhe Xherdan Shaqiri kishin bashkëpunuar te Interi në vitin 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme