Mandzukic largohet nga Milani

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Mario Mandzukic largohet nga Milani pas aventurës gjashtë mujore.

“Rosonerët” nënshkruajtën me ish-reprezentuesin kroat në janar, por qendërsulmuesi dështoi që të japë ndonjë kontribut në “San Siro” dhe largohet pas gjashtë muajve.

Ai u shpreh i lumtur për mundësinë dhe e falënderoi klubin.

“Jam falënderues për klbuin dhe menaxhmentin që ma dhanë këtë mundësi. Jam i lumtur që ishim në gjendje ta kthenim këtë klub fantastik në Champions League. I uroj të gjithëve në klub gjitha të mirat në të ardhmen” – shkroi Mandzukic.

Ish-sulmuesi i Juventusit pati problem muskulare gjatë qëndrimit të tij te Milani dhe luajti vetëm 10 ndeshje që nga transferimi i tij në dimrin e kaluar. 

Të ngjashme