Mandzukic merr një ofertë të lartë nga Kina

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 09:26 | Nga

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse po kalon nëpër një formë mjaftë të lartë, Juventus mund ta pranojë ofertën e ardhur në zyrat e saj për kroatin.

Është skuadra kineze Tianjin Quanjin që ka ofruar rreth 30 milionë euro për transferimin e Mandzukicit në kampionatin kinez.

Kroati ka të gatshme një kontratë tri vjeçare me rreth nëntë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet nëse ish-anëtari i Bayern Munich dhe Atletico Madrid do të pranojë transferimin në Kinë.

Kujtojmë që 30 vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2019.

Të ngjashme