Mandzukici pritet të transferohet te rivali i Juventusit

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Mario Mandzukic raportohet se është ende një objektiv i Milanit, që shpresojnë të nënshkruajnë edhe me Zlatan Ibrahimovic, Merih Demiral dhe Jean-Clair Todibo në janar.

Milani duket se është pranë finalizimit me Ibrahimovic, por MilanNews.it dhe Corriere dello Sport pretendojnë se Mandzukic mbetet në axhendën e tyre.

Kroati nuk ka luajtur asnjëherë për Juventus këtë sezon, me Gonzalo Higuain që e zëvendësoi atë në sulmin e tyre, përcjell lajmi.net.

Zonja e Vjetër është e interesuar ta shes 33-vjeçarin për shkak të pagës dhe ai do t’i përshtatej faturës së një sulmuesi me përvojë për kuqezinjtë.

Sidoqoftë, mendohet se ata do të lëvizin vetëm për të nëse nuk arrijnë ta rikthejnë Ibrahimovicin.

Sa i përket mbrojtjes, Il Corriere shkruan se Diavolo po përqëndrohet në lëvizje për Demiral dhe Todibo.

Të ngjashme