Mane afër kalimit në Real Madrid, Liverpooli e gjen zëvendësuesin e tij

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Me Sadio Manen pranë kalimit në Real Madridi këtë verë, thuhet se Liverpooli e ka gjetur njeriun që do ta zëvendësojë senegalezin në Anfield.

Në një kohë thashethemesh se Real Madridi do ta rrëmbejë Sadio Manen, si pjesë e përpjekjeve të Zinedine Zidane për ta ndryshuar skuadrën në verë, thuhet se Liverpooli është duke u përgatitur për largimin e mundshëm të tij.

Sipas Mirror, të kuqtë e kanë identifikuar anësorin e Lyonit, ish-yllin e Manchester Unitedit, Memphis Depay si njeriun e duhur për ta zëvendësuar Manen, nëse senegalezi largohet në drejtim të Spanjës.

Memphis Depay i Olympique Lyonnais
Thuhet se Liverpooli beson se mund ta transferojë Depay për rreth 60 milionë euro.

Depay, i cili është pjesë e Lyoni që prej vitit 2017, i ka shënuar tetë gola në 39 ndeshje për klubin e Ligë 1 këtë sezon.

25-vjeçari është në formë të lartë, të cilën e ka shfaqur edhe me Kombëtaren e Holandës, duke i shënuar shtatë gola dhe duke i dhënë katër asiste në tetë ndeshjet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme