Mane kërkon nga Liverpool që të transferoj sulmuesin Ismaila Sarr

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Liverpool-it, Sdio Mane i ka sugjeruar skuadrës së tij, që gjatë kësaj vere ta transferojë bashkëkombësin e tij, Ismaila Sarr

Sarr që luan në pozitën e sulmuesit të krahut aktualisht është lojtar i skuadrës së Watford.

Edhe trajneri Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe e sheh si zëvendësuesin adekuat të Xherdan Shaqirit që pritet të largohet në verë.

Liverpool është gati për ta transferuar lojtarin, por për ta bërë një gjë të tillë duhen 50 milionë euro.

22-vjeçari iu bashkua Watfordit në verën e vitit të kaluar dhe në 28 ndeshje në elitën e futbollit anglez ka shënuar pesë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme