Mane mbetet synim i Real Madridit

Prishtinë | 08 Maj 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane mbetet një ndër objektivat kryesore të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ky i fundit pretendohet se kishte një marrëveshje me senegalezin për transferimin te Reali gjatë afatit kalimtar të verës.

“France Football” shkruan sot se francezi e dëshiron lojtarin e The Reds pasi që Chelsea nuk dëshiron ta lirojë Eden Hazardin.

Belgu tash e sa kohë është një ndër lojtarët që po i kërkon me ngulm madrilenët dhe do të përpiqen sërish ta blejnë gjatë verës.

Gjersa Liverpooli është këmbëngulës në mos shitjen e sulmuesit, i cili ka marrëveshja deri në vitin 2023.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 90 paraqitje duke shënuar 43 gola në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme