Mane s’është i lumtur me Kloppin, Reali në pritje

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Senegalezi nuk e ka pritur aspak mirë favorizimin që ia bëri trajneri gjerman Van Dijkut në garën për Topin e Artë

Sadio Mane nuk është i lumtur me Jurgen Kloppin pasi trajneri e kishte mbështetur bashkëlojtarin e tij, Virgil van Dijk për ta fituar Topin e Artë.

Mane përfundoi i katërti në listë prapa Lionel Messit, Van Dijkut dhe Cristiano Ronaldos.

Dhe, futbollisti afrikan mbeti i zhgënjyer me trajnerin gjerman, i cili e mbështeti hapur qendërmbrojtësin holandez.

Për këtë, mediumi “France Football” shkruan se senegalezi po e mendon largimin nga “Anfield Road”.

Real Madridi flitet se ka shprehur interesim për sulmuesin e rrezikshëm.

“Los Blancos” janë të gatshëm t’i paguajnë 160 milionë euro për futbollistin, i cili pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.

Të ngjashme