Manolas i ofrohet Realit, por greku nuk është në listën e dëshirave të Los Blancos

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 16:10 | Nga

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, besohet se i është ofruar Real Madridit.

Sipas Marca, agjenti i grekut, Ioannis Evangelopoulos, nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka filluar të punojë rreth të ardhmes së klientit të tij.

Agjenti ishte në Madrid në javën e fundit dhe nuk ka hezituar t’ia ofrojë Los Blancos yllin e Romës.

 

Klubi spanjoll ka marrë në konsideratë ofertën e Evangelopoulos, por aktualisht lojtari nuk është në listën e dëshirave të tyre.

26-vjeçari i është bashkuar Romës nga Olympiakos në vitin 2014 dhe deri më tani ka bërë 170 paraqitje për Giallorossët.

Për atë kanë shfaqur interesimim edhe Arsenali dhe Chelsea.

Greku është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Serie A dhe ligat e mëdha evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme