Manuel Neuer drejt Juventusit

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, raportohet se mund të transferohet te Juventusi gjatë verës, raporton “France Football”.

Reprezentuesi gjerman ka qenë pjesë e Bayernit që nga viti 2011, kur u transferua nga gjiganti i Bundesligës, Schalke.

“France Football” tani raporton se 33-vjeçari mund të largohet nga bavarezët në fund të sezonit.

Kjo sepse klubi tashmë ka arritur marrëveshje për portierin e ri të Schalkes, Alexander Nubel për verën e ardhshme.

Neuer ka edhe një vit në kontratën e tij me Bayernin dhe raportohet se është i hapur për t’u larguar jashtë vendit, në vend se të mbetej rezervist te klubi.

Neuer ka pasur 362 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme