Manxhukiq ndërron mendje, zgjedhë Milanin

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ishte raportuar se Mario Manxhukiq në janar do t’i bashkohet Manchester Unitedit, sulmuesi kroat ka zgjedhur ekipin e Milanit për të vazhduar karrierën.

E përditshmja italiane “Il Giornale” ka njoftuar të enjten se Manxhukiq tashmë ka arritur marrëveshje me Milanin, ekip të cilit do t’i bashkohet në janar.

Ai te Milani do të ketë kontratë deri në vitin 2022 kurse për kartonin e tij, ekipi nga “San Siro” do t’i paguajë Juventusit dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Manxhukiq në janar do të largohet nga Juventusi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri.

33-vjeçari, këtë edicion ende nuk e ka asnjë paraqitje zyrtare kurse me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2021.

Të ngjashme