Manxhukiq shkëput kontratën me Al-Duhailin

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq ka shkëputur kontratën me klubin nga Katari, Al-Duhail.

Manxhukiq 34-vjeçar ka njoftuar këtë në Twitter. Manxhukiq i ishte bashkuar klubit nga Katari vetëm shtatë muaj më parë. Ai ishte transferuar në janar nga Juventusi. 

“Unë kam arritur marrëveshje me menaxhmentin e Al-Duhailit që ta shkëpusë kontratën time. E vlerësoj besimin dhe mikpritjen që e kam pasur në Katar dhe i uroj klubit gjitha të mirat”, ka shkruar Manxhukiq.

Manxhukiq po kërkohet nga klubet italiane Benevento dhe Milan.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.5 korrik 2020, 16:37

Të ngjashme