Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet më 26 mars, në Shkup

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të kërkojë Kampionatin Europian ‘EURO 2020’ përmes ‘play-offi’ të Ligës së Kombeve. Kosova ndeshjen e parë gjysmëfinale e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut në udhëtim, me datë 26 mars.

Janë dy stadiume opsionale ku do të zhvillohet kjo ndeshje, për të cilën do të vendoset shumë shpejtë. Mediumi maqedonas ‘sportmedia.mk’ nga burimet e tyre afër me Federatën e Futbollit të Maqedonisë shkruan se kjo ndeshje do të zhvillohet në Shkup.

Ky medium shkruan se për këtë nuk ka më dyshime dhe se shumë shpejt kjo do të konfirmohet edhe nga vetë Federata e Futbollit në Maqedoni.

Kjo do ndeshje do të zhvillohet më 26 mars, me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Todor Proeski’. Ky stadium ka kapacitet prej 33,460 ulsëve.

Të ngjashme