Zyrtare: Maqedoni e Veriut-Kosovë do të luhet pa tifozë shkaku i Coronaviursit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.

Përballja që zhvillohet në kuadër të paly-offit në Ligën e Kombeve më 26 mars, do të jetë me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit.

Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që kjo përballje të zhvillohet pa praninë e dy tifozerive, derisa janë suspenduar edhe evenimentet e tjera sportive.

Në këtë njoftim për media thuhet se vendimi është marrë shkaku i virusit që ka filluar të përhapet edhe në shtetin fqinj dhe mos të rrezikohet shëndeti i tifozëve.

Biletat kishin filluar të shiten më 2 mars, derisa jo zyrtarisht mësohet se shumë tifozë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni kishin blerë bileta, por interesim të madh ka pasur edhe nga Kosova.

Kështu, përballja e 26 marsit në mes të maqedonasve dhe ‘Dardanëve’ do të jetë pa tifozë shkaku i virusit vdekje prurës që ka kapluar edhe Ballkanin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme