Maqedonia arrin në Jerevan për takimin me Armeninë

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Pas fitores bindëse mbrëmë në Shkup ndaj Lihteshtajnit, përfaqësuesja e Maqedonisë ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Jerevanit për ndeshjen me Armeninë që do ta luajë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekspedita e Maqedonisë nga aeroporti i Shkupit u nis nga ora 10:00 me linjë çarter, ndërsa në Jerevan zbarkoi në orën 12:50. Reprezentuesit e Maqedonisë bashkë me stafin teknik janë akomoduar në hotel, ndërsa pasdite do të zhvillojë stërvitjen e parë në stadiumin “Vazgen Sargsian”.

Seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev nesër do të kenë konferencën për shtyp dhe stërvitjen zyrtare, ndërkohë që të martën është e programuar të luhet ndeshja me Armeninë nga ora 18:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme